E kishte amanet! Vajza rikthehet nga Italia dhe luan violinë te varri i nënës në Tiranë
Një grua shqiptare është rikthyer së fundmi në vendlindje për të realizuar amanetin e të ëmës së ndjerë.

Fatlinda Thaçi është një violiniste shqiptare me karrierë në Itali.

Nënë Myzieni, e ëma e Fatlindës ndërroi jetë pak kohë më parë dhe si amanet kishte lënë që vajza e saj të luante me violinë tek varri pasi të ndërronte jetë.

Fatlinda është rikthyer dhe ka luajtur me violinë në varrin e saj.

Foton ajo e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social “Facebook” ku ka marrë shumë like dhe komente.
Shtuar më 28/08/2020, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori