"E kishe 4 vite timonin e ta mori Likja nga dora", Rama e bën për ujë të ftohtë qytetarin
Kryeministri Edi Rama, shpesh replikon me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, të cilët i shkruajnë dhe komentojnë herë pas herë nëpër statuset e tij.

Por sot kryeministri postoi një video ku ishte i pranishëm në fshatin Vaqarr, dhe shikohet se ai ka marrë shumë komente. Një ndër qytetarët i shkruan Ramës se nuk i beson fasadave të kryeministrit.

Po ashtu qytetari ironizon Ramës, ndërsa i kujton bashkëqeverisjen me Ilir Metën për 4 vite.

Por nga ana e tij Rama i është përgjigjur kësaj pyetje duke e kaluar diku tjetër bisedën.

Qytetari: Mua këto me duken gjera koti, me duket çdo gjë si pallatet e Tiranës, nga para janë te lyer nga pas bien copash, me pak fjale “fasade”, e kishe 4 vite timonin e ta mori Likja nga dora. Shpresojmë qe mos te ndodhe me e njëjta gjë dhe pse je bindshëm ne pozite.

Rama: Na trego ndonjë gjë plot qe bën ti përveç tifozllekut për Interin? /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori