Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, të paktën 3 viktima

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane janë rrëzuar në Alaskën qendrore, e për pasojë kanë humbur jetën 2 pilotë amerikanë dhe eksperti për kontrollin e armëve.

Nuk dihet ende fati i pjesëtarit të katër të ekuipazhit, pasi në secilin helikopter ndodheshin nga 1 pilot dhe nga një ekspert për lëshimin e armëve.

Washington Post raporton se aksidenti ajror ndodhi mbrëmjen së enjtes, teksa helikopterët ushtarakë po ktheheshin nga një fluturim stërvitor.

Dy Apache AH-64 me bazë në Fort Wainëright “u rrëzuan (…) pranë Hillit, Alaskë, ndërsa po ktheheshin nga një fluturim stërvitor,” tha Komanda e Brigadës së 11-të Ajrore të Ushtrisë Amerikane në një njoftim për shtyp .

Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje. Ngjarja është nën hetim , pritet të jepet më shumë informacionnë vijim”, thuhet në deklaratë.

Ky është aksidenti i dytë ajror që nddh në ushtrinë amerikane në më pak se një muaj.

Në fund të marsit, nëntë anëtarë të shërbimit amerikan u vranë kur dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Haëk u rrëzuan gjatë stërvitjes në Kentaki./albeu.com/