E kërkonte Interpoli, kapet në Morinë 29 vjeçari
Policia e Kufitare në Morinë ka arrstuar një 29-vjeçar i shpallurkërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

R. N., 29 vjeç, banues në Rrëshen akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe”Kërcënim i nëpunësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet 29-vjeçari i shpallurkërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale.

Arrestimi i tij, me qëllim ekstradimin në shtetin italian.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë, në dalje, bënë ndalimin e shtetasit të shpallurkërkim ndërkombëtar:

-R. N., 29 vjeç, banues në Rrëshen.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane.

Gjykata Chieti, Itali ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe”Kërcënim i nëpunësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.



Shtuar më 06/12/2019, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori