E kërkonte gjithë bota, arrestohet në Morinë 42 vjeçari banues në Turqi
Një 42 vjeçar banues në Turqi është arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Shtetasi turk u arrestua për llogari të Interpolit, pasi rezulton në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Ai akuzohet për trafikun e lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

I.E, 42 vjeç, banues në Turqi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Autoritetet Gjyqësore Gjermane, kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafik droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë
Shtuar më 25/10/2020, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori