Policia e
Shkodrës ka finalizuar operacioni policor i koduar “Trushi” duke arrestuar një person, i dënuar nga drejtësia
italiane.
Efektivët e policisë kanë bërë të mundur lokalizimi në qytetin e
Shkodrës, të 53-vjeçarit të
shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I ndaluari, Fran Malocaj, 53 vjeç alias Françesk Pashku, 52 vjeç banues në Trush, Shkodër.
Ky
shtetas ishte
shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet
italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim”.
Ky
shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.
Shtuar më 27/04/2020,
ora 09:28