VIDEO/ Super Asani! Kuqezinjtë gjejnë golin e avantazhit me një kryevepër

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh kundrejt Moldavisë.

Shqipëria luan në shtëpi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë. Në “Air Albania” kuqezinjtë do të synoj në fitoren për të qenë në garë për një biletë që të çon në Europian, e duke parë kundërshtarin, fitorja për skuadrën tonë është një detyrim.

Silvinjo debuton në shtëpi në një ndeshje të lehtë në letër, por shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës sonë. Sa i përket formacioneve, Silvinjo i ka besuar portën Etrit Berishës, ndërkohë që një fanellë titullari ka marrë edhe Mario Mitaj në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sulmi i është besuar Cikalleshit, që do të ndihmohet në krahë nga Uzuni dhe Jasir Asani. Ndërkohë në mbrojtje ia ka dalë Gjimshiti që ka qenë në dyshim për shkak të një shqetësimi.

LIVE SHQIPËRI-MOLDAVI 0-0

NGJARJET KRYESORE

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë pa gola.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Posmaç provon nga distanca, sfera kalon larg portës së Berishës.

42’ Bajrami tenton me një goditje dënimi pranë zonës, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të portës mike.

40’ Berisha shmang një situatë të rrezikshme teksa del për të kontrolluar një top të devijuar drejt zonës së vogël.

38′ Motpa ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

36’ Bare në krahun e djathtë gjen fundoren dhe pason në qendër, por mbrojtësit miq largojnë përsëri rrezikun.

34’ Miqtë rrezikojnë me një goditje dënimi pasi topi mbetet për disa çaste mes lojtarëve por më pas mbrojtja largon rrezikun.

31’ Një kombinim mes Asanit dhe Bajramit në të djathtën, ndalet nga Posmaç i cili bllokon hyrjen e futbollistëve kuqezi në zonë.

29’ Vazhdon një dominim i plotë i kuqezinjve në mbajtjen e topit, me moldavët të cilët rrezikojnë rrallëherë me topa të gjatë në kërkim të kundërsulmit.

22’ Mitaj rrëzohet në zonë pas një kontakti, por më pas ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

21’ Predhë e Cikalleshit nga distanca, topi ndalet nga traversa e portës duke dëshpëruar sulmuesin.

20’ Gjuajtje e fortë e Ramadanit nga distanca, topi shkon në duart e portierit.

18’ Harkim i rrezikshëm i moldavëve nga e majta e sulmit, Nikolesku gjuan me kokë por fluturon topin mbi traversë.

17’ Uzuni tenton nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e Railean.

16’ Dy goditje këndi radhazi të kuqezinjve, mbrojtja mike largon me vështirësi.

14’ Shqipëria ka plotësisht kontrollin e lojës, me moldavët e kthyer në mbrojtje për të ndalur ofensivën kuqezi.

9’ Uzuni hyn në zonë në krahun e djathtë, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit kundërshtarë.

8’ Bajrami bën një driblim spektakolar në krahun e majtë dhe fiton një faull interesant në kufijtë e zonës pasi ndalet në mënryë të parregullt.

6’ Goditje këndi e harkuar nga Bajrami, Ismajli gjen kohën për të gjuajtur me kokë por portieri i moldavëve pret në pozicion.

2’ Moldavët sulmojnë menjëherë në krahun e djathtë me një harkim të rrezikshëm në shtyllën e dytë, por pa gjetur askënd.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET:

SHQIPËRIA: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, N.Bajrami, Ramadani, Bare, Uzuni, Asani, Cikalleshi
Trajner. Silvinjo

MOLDAVIA: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, Baboglo, Revenço, Rata, Motpa, Damaskan, Nikolaesku
Trajner. Sergei Kleshçenko


Shtuar 17.06.2023 21:56