Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022 nga The Guardian, lë pas Mbappe dhe Benzema

Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë i vitit 2022 nga gazeta “The Guardian”, sipas rezultateve të sondazhit të saj vjetor, ku këtë herë morën pjesë 206 gazetarë, nga të cilët 156 e vendosën Messin mbi të tjerët.

Messi ka kaluar Kylian Mbappe, finalisti dhe golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës Katar 2022 dhe Karim Benzema, fitues i Champions League me Real Madridin dhe fitues i Topit të Artë të fundit.

Top-10 i 2022 sipas Guardian

1. Lionel Messi Argjentinë-Paris Saint-Germain
2. Kylian Mbappe Francë-Paris Saint-Germain
3. Karim Benzema Francë-Real Madrid
4. Erling Haaland Norvegji-Manchester City
5. Luka Modric Kroaci-Real Madrid
6. Kevin De Bruyne Belgjikë-Manchester City
7. Robert Lewandowski Poloni-Barcelona
8. Vinicius Junior Brazil-Real Madrid
9. Thibaut Courtois Belgjikë-Real Madrid
10 Mohamed Salah Egjipt-Liverpool

/albeu.com


Shtuar 27.01.2023 20:13