E keni përdorur gabim antidjersën!
E përdorni antidjersën para se të dilni nga shtëpia dhe sërish bëheni me djers?

Kjo ndodh për arsye se po e përdorni antidjersën në mënyrën e gabuar.

Shumica prej jush mendojnë se duke e përdorur pas dushit dhe para se të dalim në mëngjes, ajo do të mbajë më tepër dhe trupi nuk do të djersijë.

Në fakt ndodh e kundërta, hedhja e antidjersës në mëngjes, pasi bëni banjo apo para se të dilni bën të kundërtën, e shton sasinë e djersës, duke ju shkaktuar edhe më shumë shqetësime.

Antidjersat kanë një rregull në përdorimin e tyre, duhen përdorur gjithmonë në darkë, shkruan Shendeti +.

Pra, para se të shtriheni për të fjetur, përdorni antidjersën sepse në këtë mënyrë bëhet e mundur mbyllja e poreve të djersës. Kur të zgjoheni në mëngjes do të shikoni se sasia e djersës do të jetë reduktuar. /albeu.com/



Shtuar më 05/09/2018, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori