E kap duke vjedhur , i riu bën për spital hajdutin
Foto Ilustruese
Një 32-vjeçar u nis për të vjedhur disa ushqime në një nga dyqanet e kryeqytetit duke mos menduar se pas këtij veprimi do të bëhej për spital.

Pasi është konstatuar nga shitësja kur po vidhte, aty ka ardhur vëllai i saj, shtetasi Ervin Lila i cili ka rrahur keq 32-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme në trup, shkruan Albeu.com

"Ervin Lila ka goditur me grushta, në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin E. N., pasi ka vjedhur disa artikuj ushqimor, në dyqanin e motrës së Ervin Lilas. Shetasi E. N. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Parashikuar nga Nenet 88/1 e 134/1 të Kodit Penal|., - njofton Policia e Tiranë. /Albeu.com/

Shtuar më 03/03/2017, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori