Tërmet i frikshëm në Tiranë, ka dëme: Qytetarët braktisin banesat në panik
E kanë bërë rrugë, arratiset një tjetër shqiptar nga burgjet greke
Të dënuarit shqiptar duket se e kanë kthyer në "trend" arratisjen nga burgjet greke.

E themi këtë pasi një tjetër shqiptar është arratisur nga burgu grek i Domokos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari kishte marrë leje 5-ditore, por nuk u kthye më.

Shqiptari, i cili ishte dënuar me 9 vite e dy muaj heqje lirie për trafik të lëndëve psikoaktive, duhet të kthehej në institucionin e vuajtjes së dënimit të mërkurën në mëngjes, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Po ashtu edhe një tjetër i burgosur polak që kishte marrë leje 5-ditore është arratisur nga i njëjti burg. Ky i fundit është dënuar për eliminimin fizik të një biznesmeni të njohur në ishullin e Mikonos në vitin 2010.

Autoritetet helene kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe kapjen e shqiptarit dhe polakut.
Shtuar më 12/09/2019, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori