“E ka bërë gruaja”, Rama tregon si e ndërtoi shtëpinë-bunker
"Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe".

Kështu do ta përshkruante Kryeministri Rama shtëpinë në Surrel të Tiranës, në të cilën jeton prej fillimit të vitit 2015 me familjen e tij.

I pyetur për të në Xing me Ermalin dhe deklaratën se e ka bërë me para emigracioni, Rama ka dhënë përgjigjen e cuditshme.

-Ajo shtëpi është bërë nga gruaja ime, të mos ishte ajo, nuk bëhej'-ka thënë ai dhe ka treguar se deklarata për emigracionin është keqkuptuar pasi nuk ka thënë që e ka bërë vetëm me ato para, por një pjesë të tyre e kanë ndihmuar. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori