E joshi në Facebook, si tentuan 3 të rinjtë të përdhunojnë 13-vjeçaren
Pëlqej
Tre të rinjtë të cilët tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren në Fier janë lënë në burg.

Në pranga ranë tre ditë më parë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.

Ndërkohë që familjarët e Marjus Calamenit, thonë se ai është i pafajshëm.

Babai i Marjus Calamenit teksa ka folur për mediat sot jashtë gjykatës së Fierit, u shpreh se djali tij u ka dhene shokeve bicikleten dhe eshte arrestuar sipas tij vetem sepse u gjet bicikleta ne vendngjarje.

Izet Calameni tha se i biri ka qenë duke vjele domate dhe se ka 40 dëshmitare për këtë gjë.

"Por nëse ka gisht në ngjarje le të varet:, u shpreh ai për të birin.

Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Mësohet se Jorgest Dosti ka folur shpesh në rrjetin social Facebook me vajzën ku ai dyshohet se e ka inskenuar të gjithë situatën dhe e ka ftuar vajzen në shtepinë e papërfunduar ku ishin edhe dy shokët e tij. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori