E hodhën në erë bashkë me makinën, çfarë filmuan kamerat e bizneseve
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjne e së shtunës në Fier.

Policia ende nuk ka dhënë një konkluzion për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po heton në dy pista.

Një prej tyre është ajo e konflikteve të pronësisë që ka familja e 38 vjeçarit, e cila prej vitesh ndodhet në gjyqe për këto çështje.

Shpërthimi ka ndodhur sapo Memo ka hyrë në makinën e tij.

Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në anën e pasagjerit në automjetin e 38 vjeçarit, i cili pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në videon e mësipërme nga "Fax neës" shihen pamjet e kamerave në në vendngjarje.

Mësohet se Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. /albeu.com/



Shtuar më 22/04/2018, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori