E hënë me rrebeshe shiu e rrufe, këto janë zonat më të prekura
Fillimi i javës, 26 nëntor 2018: i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu pjesërisht dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike në zonën perëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/13°C
Zonat e ulëta 9/18°C
Zonat bregdetare 12/20°C
Shtuar më 26/11/2018, ora 08:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori