E gjuajti Ramën me të dyja çizmet, Kryemadhi aspak e penduar në Byro
Pëlqej
Ka nisur mbledhja e Byrosë së Kuvendit ku pritet të merret vendimi për përjashtimin e 7 deputëtëve të opozitës pasi akuzohen për dhunë e kaos në Kuvend.

Gjatë mbledhjes Kryemadhi është pyetur nëse ka bërë shkelje kur e ka gjuajtur Ramën me çizme ndërkohë përgjigja nuk pritej pasi nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

“A bëre shkelje kur gjuajte me çizme?”, -e pyeti atë deputeti i PS-së.

“Po të kujtoj edhe njëherë betimin e deputetit, jam në përputhje të plotë.

Betohem me nder se do të kryejë ndërgjegjen detyrën si deputet i popullitKuvend, do përfaqësoj denjësisht popullin, do ti bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj liritë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj e do të mbrojë të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punojë me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut, dhe mirëqenien e popullit tim.

Përparimi i Atdheut dhe mirëqenia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar”, është shprehur para Byrosë Kryemadhi. /albeu.com/

Shtuar më 21/12/2017, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori