E gjobitën për parakalim të gabuar, lezhiani zbret nga makina dhe rreh policët
Një 42 vjeçar nga Llezha është arrestuar pasi ka dhunuar dy punonjës policie të cilët e kanë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka rrahur efektivët.

Policia arrestoi E.V., 42 vjeç, banues në Manati, Lezhë pasi në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.

42 vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 26/08/2020, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori