E gjobitën për maskën, reagon djali i ish-kryeministrit: E pavlefshme!
Redon Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, është gjobitur mbrëmjen e enjte për thyerje të rregullave anti-Covid.

Ai ka reaguar ditën e sotme për këtë fakt, duke thënë se nuk ta paguajë gjobën përsa kohë që policia nuk funksionon sipas ligjit, por me urdhëra.

“Nuk është gjobë por është një akt konstatim vetëm do të vendoset nga një komision nëse do të jetë ligjore dhe sa do të vendoset. Nuk ka asnjë shumë apo diçka të shkruar. Gjithsesi në çdo rast ajo gjobë është e pavlefshme ligjërisht, ata mund të bëjnë si të duan se janë mësuar.

Sot e pashe në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë që ka dal një urdhër, urdhri 99 mos gaboj i datës 10 i dyti 2021 që kufizon orarin nga ora 22:00 në atë 20:00, në fletoren zyrtare nuk ka asnjë akt të tillë të botuar. Çdo akt që të marri fuqi ligjore duhet të kalojë në Fletoren Zyrtare. Unë pashë këtë detaj dhe vazhdova të dilja pas orës pas 20:00. Ajo batuta e letrës higjenike ishte për shaka të kuptohemi.

Policët më kanë thënë që nuk e kemi lexuar në Fletoren Zyrtare, kështu na kanë dhënë urdhër, domethënë që këto veprojnë me urdhra dhe jo me ligj. Polici nuk vepron sipas urdhrave të shefit mban përgjegjësi personale, vepron po të shkeli ligjin”- u shpreh Meksi në Fax Neës.

Shtuar më 12/02/2021, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori