E gjetën të vdekur në krevat, grerëza i merr jetën 39-vjeçares (FOTO LAJM)

Një grerëz i ka marrë jetën një gruaje në Rusi, vetëm 39-vjeç.

Ajo është 39-vjeçarja Alexandra Astavina, me profesion ekologe, e cila ka gjetur vdekjen pas pickimit të një grerëze që ishte në kartonin e lëngut të frutave.

Alexandra u gjet pa shenja jete në apartamentin e saj, ndërsa përpara se të humbte jetën po fliste me një mikeshë dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur.

Shërbimet e emergjencës hynë me forcë në shtëpi dhe e gjetën Astavinan pa shenja jete të shtrirë në krevat.

Autoritetet thanë se Astavina kishte vdekur nga shoku anafilaktik i shkaktuar nga helmi i grerëzës.

Shtuar më 22/10/2020, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori