“E gjeta mbi tavolinë dhe…”, ministrja teknike firmos 72 mln lekë tender
Pëlqej
Ministrja teknike e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha ka firmosur një tender për rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve kap shifrën e rreth 72 mln lekëve pa TVSH ose 87 milionë lekëve me TVSH.

Ky tender vjen rreth 11 ditë nga data e zgjedhjeve, kur edhe fushata elektorale është në kulmin e saj.

Ndërkohë që me marrjen e detyrës si ministre teknike, ishte vetë Kërtusha që deklaroi në rrjetet sociale se nuk do të nënshkruante asnjë tender deri në fund të mandatit të saj, shkruan Balkanweb.

Tenderi i është dhënë Xhavit Ismailit, administrator i firmës dhe vëllai i Fiqiri Ismailit kryetar i djathtë i Bashkisë së Vorës.

REAGIMI

Pas publikimit të këtij tenderi që ngre dyshime në media, ka ardhur edhe reagimi i vetë ministres Kërtusha. Ajo sqaron se nuk ka nisur vetë asnjë procedurë kontraktuese por se janë nisur nga ish-ministrat Blendi Klosi dhe Olta Xhaçka. Sipas ministres, nënshkrimi i kontratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues.

“Sqarim në lidhje me procedurën tenderuese për fazën e dytë të Rikonstruksionit ‘Shtëpia e të Moshuarve’, Shkodër.
Procedura e tenderimit ka nisur me ngritjen e Njësisë së prokurimit me vendime datë 10.03.2017">2017 të firmosur nga ish-ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi si Titullar i Autoritet Kontraktor. Në po këtë datë janë miratuar dhe kriteret për kualifikimin e ofertuesit, përbërja e Njësisë së Prokurimit dhe përbërja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. (KVO)

Më datë 04.05.2017">2017 kur MMSR drejtohej nga Ministrja znj. Olta Xhaçka është bërë hapja e ofertave në sistemin elektronik të APP-së.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) në bazë ligjit të prokurimit publik KVO ka si afat ligjor 20 ditë kalendarike për të kryer vlerësimin e ofertave.

KVO e ngritur me urdhër nga isha Ministri z.Klosi sipas afateve ligjore ka kryer vlerësimin në sistemin elektronik te APP-së.

Më datë 09.06.2017">2017, pasi janë ezauruar të gjitha afatet ligjore të ankimimit, titullari i Autoritetit Kontraktor, në këtë raste Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka firmosur kontratën me subjektin fitues sipas vlerësimit të komisionit, përbërja e të cilit ishte bërë që në datën 10.03.2017">2017 dhe urdhër nga ish-Ministri Klosi.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në përputhje të plotë me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.473, datë 01.06.2017">2017, pika.19, nuk ka iniciuar asnjë procedure te re prokurimi publik. Kontrata në fjalë ishte një procedurë e nisur përpara se Ministrja Kërtusha të vinte në detyrë.

Kujtojmë se nënshkrimi i kontratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues”, deklaron ministrja./albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori