E gjen në banesë, policia kap 62 vjeçarin e kërkuar në Krujë
Një 62-vjecar është arrestuar në shtëpinë e tij pasi akuzohet nga Policia e Krujës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ai është dënuar me 3 vjet e katër muaj për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas i kërkuar ndodhej në banesë, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

M. M., 62 vjeç, banues në Qerekë, Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2017, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2019, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori