E gënjeu se do t’a bëjë deputete dhe i mori 11 mijë euro, arrestohet 35- vjeçari
Sektori për Punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale për personin B.K (35 vjeç) nga Prilepi pasi është vërtetuar se ka gënjyer një qytetare të Velesit i ka premtuar se do ta bëjë deputete në Kuvendin e Maqedonisë.

Rasti është paraqitur në policinë e Shkupit nga familjarët e gruas së gënjyer, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personi i paraqitur në polici është prezentuar si pjesëtar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në MPB-në e Maqedonisë.

Përveç gënjeshtrës se do ta bëjë deputete, ai i ka premtuar edhe se do ta bëjë koordinatore e komunës për një parti politike.

Policia ka vërtetuar gënjeshtrën dhe pagesën prej 11 mijë euro që i është dhënë për të kryer këto punë.
Shtuar më 06/09/2017, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori