E futi me forcë në makinë, “monstra” e Cërrikut përdhunon vajzën 10-vjeçare
Pëlqej
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Cerrik ku u arrestua një 23-vjeçar për përdhunim.

Policia arrestoi Emiljan Xhika, 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë pasi përdhunoi me forcë një vajzë vetëm 10-vjeçare">10-vjeçare.


Ndalimi i tij u bë pasi më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë, në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Djali e takoi atë në rrugë dhe aty e tërhoqi me dhunë dhe e futi brenda automjetit te tij, ku edhe e perdhunoi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal. /albeu.com/



Shtuar më 06/09/2017, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori