E fusin si mik në shtëpi, pedofili shqiptar abuzon me vajzat e rumunit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Policia ka vënë në pranga një , 43-vjeçar, akuzuar për pedofili.

Mësohet se shqiptari me inicialet Z.L., u arrestua së bashku me një rumun, 37-vjecarin A.D, pasi familja ku hynin e dilnin prej kohësh zbuloi se ato abuzonin me vajzat e tyre.

Rumuni ishte kushëri i familjes me tre vajza, kurse shqiptari mik i ngushtë i familjes, të cilët hynin e dilnin në këtë shtëpi në mirëbesim të plotë.

Hetuesit thonë se vajzat e vogla që abuzoheshin në fillim nuk kanë qenë koshiente, pasi i kishin cilësuar veprimet e tyre, si shprehje e dashurisë dhe afeksionit.

Por pas hetimeve doli në dritë gjithë abuzimi. Pas verifikimeve të para policia i arrestoi dhe pritet të dalin në gjyq. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2017, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori