Zjarri përfshin banesën, familja me dy fëmijë dërgohet me urgjencë në Tiranë
Një zjarr nga përfshirë një banesë ditën e sotme në Mat, duke plagosur të gjithë pjestarët e familjes.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Rreth orës 03.55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në fshatin Shoshaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.D, ku si pasojë janë lënduar kryefamiljari, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, e aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezë një pajisje elektronike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë.

Shtuar më 07/04/2020, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori