Zjarr në Patos, situatë emergjente pasi pranë janë puset e naftës
Një zjarr ka rënë në Patos duke rrezikuar disa banesa. Por akoma më emergjete është situate pasi në zonën ku ka nisur zjarri ndodhen puset e naftës, shkruan Albeu.com

Zjarri ka filluar në një sipërfaqe me shkurre në zonën e “Ofiçinës” në kodrat e qytetit.

Aty afër ndodhen puset e naftës të Albpetrolit, e gjithashtu disa banesa që rrezikohen të digjen. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, por situata paraqitet problematike, duke qenë se terreni është i thyer e kjo ë bën të vështirë që zjarrfikësit të veprojnë me efikasitet në terren./albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori