Zjarr i madh në Gramsh, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot
Pasditen e sotme një zjarr i madh ka përfshirë malin e Koshnicës pranë fshatit Siman.

Nga flakët janë shkrumbuar disa pisha dhe një numër i madh pemësh.

Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.



Shtuar më 02/08/2020, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori