Zhduket pa gjurmë 29-vjeçari në Ksamil: Po iki të mbytem në det!
Një i ri në Sarandë rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh.

I riu i identifikuar si Blerim Dule, 29-vjeç është banues në Manastir, Ksamil.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu, beqar është larguar nga banesa duke kërcënuar familjarët se do mbytet në det.

Menjëher është lajmëruar policia por ende nuk ka asnjë gjurmë nga 29-vjeçari">29-vjeçari Dule.

Burime nga policia thanë se celulari e pasaporta e Blerim Dules janë gjetur në banesë.

Sipas dëshmive të familjarëve, i riu dilte përditë në të njëjtën orë që u largua nga banesa herën e fundit e kthehej ne 18.00. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2018, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori