Zhduket e reja shqiptare në Greqi
Një 31-vjeçare shqiptare, është zhdukur në Greqi që prej datës 17 Dhjetor.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga zhdukja e saj, policia greke e ka shpallur të zhdukur ditën e djeshme, ku sipas mediave greke për të renë shqiptare nuk ka asnjë gjurmë.

Mediat greke bëjnë me dije se 31-vjeçarja quhet Aurora Mici, dhe ka humbur gjurmët në Follorinë pranë kufirit greko-shqiptar.

Ditën që u zhduk, gruaja kishte veshur xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha dhe kishte çantë të zezë.

Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve që të sinjalizojnë nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së mundshme të shqiptares Aurora Mici.

Kujtojmë se zhdukja e shqiptares vjen pas disa trazirash në shtetin fqinj ku janë vrarë disa shqiptarë për shkaqë racizmi. Kjo bënë të kuptohet se nuk përjashtohet edhe mundësia që shqiptarja mujnd të jetë ekzekutuar. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2018, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori