Zef Hila përfundon në polici pasi u shkarkua
Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila, i shkarkuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, pas propozimit të ministrit të brendshëm, mesditën e kësaj të shtune është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Burime të sigurta të Policisë thonë se Hila po merret në pyetjeve rreth incidenteve që ndodhën në Bushat, ku dhe u dogj Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor.

Nuk dihet ende se ccfarë dëshmie ka dhënë Zef Hila, por në qëndrimet e tij të mëparshme ai ka mohuar të ketë qenë atje.

Por, nuk ka qenë bindës dhe për këtë arsye, Sandër Lleshaj i propozoi Ramës shkarkimin e tij, gjë që ndodhi menjëherë. /Shqip/

Shtuar më 29/06/2019, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori