Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Zbardhet ngjarja: Pse u qëllua ndaj të riut në mes të Tiranës
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë mesditës së sotme në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se plagosja e 26 vjeçarit me origjinë nga Ballshi ka ndodhur për motive të dobta pas një sherri ndërkohë që ai ishte duke instaluar një kondicioner në një vile në zonë.

Në këtë moment është konfliktuar me një person tjetër, i cili e ka qëlluar në kokë me pistoletë.

I riu gjendet në gjendje kome në spital.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.
 
Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.
 
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.
 
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.
 
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.
Shtuar më 22/08/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori