Blinken: Bllokimi i eksporteve të grurit nga Rusia kontribuoi në trazirat e Sri Lankës

Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të ketë kontribuar në trazirat e Shri Lankës, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shprehu shqetësimin se kjo gjendje mund të çojë në kriza të tjera në botë.

Blinken përsëriti thirrjet ndaj Rusisë që të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina, të cilat Moska i pushtoi në shkurt.

“Ajo që po shohim në mbarë botën është rritja e pasigurisë ushqimore që është përkeqësuar ndjeshëm nga agresioni rus kundër Ukrainës”, u tha Blinken gazetarëve në Bangkok më 10 korrik.

Shri Lanka, një komb ishull në Oqeanin Indian, është shkatërruar me javë të tëra të trazirave të shkaktuara nga mungesa e madhe e ushqimit dhe karburantit. Miliona tonë drithëra ukrainase eksportohen çdo vit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës. Por eksportet janë ndalur pasi marina ruse po i bllokon portet e Detit të Zi të Ukrainës./REL