Zbardhet emri, kush është efektivi i policisë që ia bënë lokalin shoshë nga plumbat
Mbrëmjen e sotme në Shkodër një lokal në Shkodër u qëllua me breshëri plumbash, nga persona ende të paidentifikuar.

Lokali në Shkodër që u qëllua me armë mbrëmjen e sotme është në pronësi të efektivit të policisë Alfred Pjetri.

Burime bëjnë me dije se nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.
Shtuar më 22/12/2020, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori