Zbardhet arsyeja, pse e vrau veten polici në Fier
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier ku një oficer policie ka vrarë veten me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, brenda ambienteve të komisariatit të Fierit. Viktima është shtetasi Kastriot Fafaj, 46 vjeç.

Nga raportimet e para mësohet se Fafaj ka vrarë veten me armën e shërbimit pasi është hequr nga puna si inspektor i zonës dhe ishte dërguar si polic me patrullën.

Dyshohet se ky është motivi i ngjarjes së rëndë në Fier.

Njoftimi i policisë

Fier

Informacion paraprak

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2018, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori