Zbardhen emrat e fotoja, ky është i riu që vrau kunatën për çështje "nderi"
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Ndërkohë që në Vasil Shanto ndodhi një atentat i rëndë, në Bathore, një djalë i ri ka ekzekutuar me armë zjarri kunatën e tij.

Djali që shikoni në foto, është shtatasi Agron Tanushi, i cili gjatë një konflikti në banesë, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.

Punohet për kapjen e Agronit.

Dyshohet se vrasja është kryer për çështje morali, ku burime bëjnë me dije se kunati ka patur zënka të herëpashershme me kunatën e ndjerë.

Reagimi zyrtar i policisë mbi ngjarjen:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 15/09/2020, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori