"Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin
zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo..."
Ambasadorja Yuri Kim ka vijuar mesazhet e drejtpërdrejta por me nuancat e një gjuhe diplomatike, për sa i përket pastërtisë së figurës së kandidatëve për deputetë për
zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kim ka rihpërndarë mesazhin e
Departamentit të Shtetit, ku theksohet shpallja “non grata” e deputetit Tom Doshi. Kim shprehet se shqiptarët meritojnë më shumë se aq, duke lënë të kuptohet në mënyrë indirekte moskandidimin e
Doshit në
zgjedhjet e ardhshme.
Deklarata e Departamentit të Shtetit 16 Prill 2018:
Departamenti po cakton publikisht Anëtarin e Parlamentit të # Shqipërisë Tom Doshi sipas Seksionit 7031 (c) të Aktit të Ndarjeve të Konsoliduara të FY 2017, duke e bërë atë të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. https: // go.usa.gov/xQjUH
Shtuar më 08/02/2021,
ora 16:37