Vuçiç nuk mban fjalën, sa para dha Serbia për tërmetin në Shqipëri
Kanë dalë shifrat e para të shteteve që kanë dhuruar para për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Mësohet se Gjermania ka premtuar 11 milion euro, kurse Luksemburgu 250 000 euro, ndërsa interes ka patur për shifrën që do të jepte Serbia, nisur edhe nga deklarata e Presidentit Vuçiç në Tiranë, i cili tha se do të ishte një shumë e mirë.

Albeu.com mëson se Serbia do të dhurojë 2 milion euro.

Italia ka premtuar 65 milion euro, kurse Franca, 100 milion euro për projekte zhvillimi, kurse 60 milion euro vetëm për Durrësin.

Ndërkohë, Suedia ka premtuar 5.6 milion euro, kurse Holanda 3 milion euro. /albeu.com
Shtuar më 17/02/2020, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori