Vritet një shqiptar në Greqi
Një 63 vjeçar shqiptar me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trupin e viktimës, duke njoftuar departamentin e policisë në Lefkimi.

Paraprakisht, viktima dyshohet se është qëlluar me armë gjahu në zonën Spartera.

Sipas informacioneve të para, 63 vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë e afërt.

Gjurmët e tij kishin humbur të dielën në mëngjes, ndërsa familja denoncoi rastin në stacionin policor të zonës, raporton "ora".

Çështja po hetohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit, ndërsa mjekësia ligjore do të japë rezultat e ekzaminimit të trupit të viktimës.


Shtuar më 26/11/2018, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori