Vritet brutalisht edhe një shqiptar në Athinë
Pëlqej
Një person, për të cilin autoritetet thonë se është shqiptar, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Kritis” pranë sheshit Omonia në kryeqytetin grek, Athinë.

Sipas dëshmitarëve okularë, shqiptari ndodhej në një automjet, ndërsa u qëllua nga dy persona që ishin me motoçikletë dhe mbanin kaska në kokë.

Ai ishte qëlluar me breshëri automatiku, duke marrë plumba në kokë e në gjoks dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda disa minutash dhe paraprakisht ka raportuar se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonë.

Rruga “Kritis” njihet si një nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek, ndërsa policia e Athinës nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin dhe moshën e viktimës së mbrëmjes së sotme.
Shtuar më 12/12/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori