Vrau me snajper të burgosurin, rihapen hetimet për Ergys Kolaverin
Ditën e sotme është marrë vendimi nga Gjykata e Apelit për të rihapur hetimet për Ergys Kolaverin.

Kolaveri është i dyshuari kryesor për atentatin me snajpër ndaj një shtetasi në burgun e Vaqarrit.

Ergys Kolaveri është i akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj hasmit të tij, Gazmir Daçi, i cili në vitin 2015 i kishte ekzekutuar vëllain Valmir Kolaveri dhe i la të plagosur vëllain tjetër Rolandin, fqinj me njëri-tjetrin në Kamzë.

Më 30 korrik të 2016-ës, Ergys Kolaveri akuzohet se ka tentuar ta vrasë Dacin teksa ai ndodhej në burgun e Vaqarrit, kur sapo ka dalë për ajrosje ng anjë kodër jashtë burgut është qëlluar me snajper. Por plumbi nuk ka kapur Daçin, por një të dënuar nga Kosova.

Shtuar më 27/01/2021, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori