Vrau gruan gjykatëse, dënohet me burgim të përjetshëm Fadil Kasemi
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm, Fadil Kasemin, i cili një vit më parë ekzekutoi në makinën e saj bashkëshorten gjykatëse, Fildez Hafizi.

Gjatë seancës së sotme, mbrojtja pretendoi rrëzimin e akuzës së rrëmbimit, ndërsa pranoi akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, dhe kërkoi lehtësimin e masës së dënimit.

Në fund, avokati Ilia Ilia, kërkoi nga gjykata dënimin e Kasemit në një total prej 25 vite.

Gjatë fjalës së tij, Kasemi tha se ishte penduar për krimin, ndërsa kërkoi që në argumentimin e vendimit të merreshin parasysh edhe arsyet që e kishin çuar që ai të kryente vrasjen.

Mbi Kasemin rëndojnë tre akuza, "vrasje", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi". Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti Fadil Kasemi me të cilin kishtë më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Sipas akuzës i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.
Shtuar më 17/01/2019, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori