Vrau 8 familjarët, gjykata jep vendimin per Ridvanin e "tmerrshëm"
Gjykata e Vlorës ka vendosur që Ridvan Zykaj të qendrojë përjetë në burg pas krimit të tmerrshëm që bëri vitin e shkuar në Selenicë duke vrarë tetë familjarët e tij me kallashnikov.

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 gusht të 2018-ës në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, të afërm të tij, nga të cilët dy të mitur.

Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 gushtit. Gjatë arratisë nisi komunikimet në rrjetin social “Facebook” madje sfidoi hapur edhe policinë, duke shënuar një precedent të rrallë. Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë. Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave.
Shtuar më 06/09/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori