Vrasje horror në Vlorë
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Nga raportimet e para për albeu.com bëjnë me dije se një person është qëlluar me sëpatë duke humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një 40-vjeçar ka vrarë me sëpatë të afërmin e tij, 37 vjeç.

I arrestuari është shtetasi Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.


Njoftimi i plotë i policisë

Selenicë, Vlorë

Vret me sëpatë të afërmin e tij, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes.

Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.

Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit :

Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/




Shtuar më 17/03/2018, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori