Vrasja në Durrës, zbulohet cili prej vëllezërve ishte objektiv i atentatit
Njëri prej vëllezërve që u vra ditën e sotme në Durrës, Besmir Haxhia ka pasur historik si i ndjekur penalisht jashtë vendit.

Burimet bëjnë me dije se ai njihej si "Miri i Kolës" dhe ka jetuar në Holandë për një kohë të caktuar.

Më pas ai u kthye në Shqipëri. Dyshohet se ai ishte dhe shënjestra e atentatit pasditen e sotme e cila i mori jetën edhe vëllait të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur "tregu i makinave" në Shënvlash, ku dy vëllezërit Besmir Haxhia dhe Viktor Haxhia, ky i fundit avokat, janë ekzekutuar me breshëri armësh.

Ata po lëviznin me një Golf 6 në momentin kur u qëlluan nga persona ende të pa identifikuar të cilët kanë arritur të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes, oranews.

Dy vëllezërit me origjinë nga Puka, banonin në lagjen 13 në Durrës ndërsa Besmir Haxhia merrej me aktivitet në tregtimin e makinave dhe këmbimin e valutës kurse i vëllai Viktor Haxhia kishte licencë avokati.
Shtuar më 27/04/2020, ora 20:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori