E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Vrasja e Indrit Çelajt, Gjykata jep vendimin për Bujar Kusin
Gjykata ka vendosur të lerë në burg Bujar Kusin, babain e dy vëllezërve Kusi të akuzuar për vrasjen e 26 vjeccarit Indrit Çelaj.

Bujar Kusi është gjithashtu pronar i vilës 3 katëshe ku ndodhi ngjarja pak ditë më parë në zonën e Myslym Shyrit.

Luan Çaka 36 vjeç, është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Arrest me burg" u dha dhe për shtetasit Ali Sula 43 vjeç dhe Ferdinant Bakalli 41 vjeç.Këta persona akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.

Më herët Gjykata ka lënë në burg Lorenc Veliaj, i cili kishte lidhje shoqërore me dy të kërkuarit për vrasje Albano dhe Griseldo Kusit.

Ende në kërkim janë dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Çelajt.
Shtuar më 25/08/2019, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori