Vrasja e efektivit Basha në Lazarat, arrestohet i shumëkërkuari
Është vënë në pranga Beqo Ibrahimi, i cili ishte shpallurkërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ibrahim Basha.

Beqo Brahimi është dënuar nga gjykata me 8 vite burg si pjesë e grupit të vrasjes së efektivit të forcave Renea Ibrahim Basha, gjatë një operacioni në vitin 2015 në Lazarat.

Pak kohë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për 5 të pandehurit e dosjes Lazarati, duke dhënë në total 51 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli vendimin për 5 të pandehurit e dosjes “Lazarati”, duke dhënë në total 52 vite burg.

Mes tyre spikat emri i Arbion Alikos, i cili u dënua me 13 vite heqje lirie për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në fshatin që dikur ishte bastion kultivimit masiv të kanabisit.

Përveç Alikos, gjykata dënoi me 11 vjet Gurgaz Skënderin, ndërkohë që për Enrik Skenderin dhe Alfred Prokon u dhanë nga 10 vjet heqje lirie dhe 8 vjet për të akuzuarin Beqo Brahimi.
Shtuar më 06/11/2019, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori