Vjen në Shqipëri për pushime, zhduket pa gjurmë shqiptari i Kosovës
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

I humbur rezulton shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë.

Mësohet se ditën e djeshme ka ardhur me pushimeDurrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.

Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2018, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori