Vjedhje dhe trafiqe, kush janë tre të "fortët" që piketoi sot OFL
Ditën e sotme OFL ka zbarkuar në Tiranë dhe Kukës. Tre personave i është kërkuar vetëdeklarimi i pasurisë duke iu dhënë 48 orë kohë.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

E. A. (M.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

D. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Shtuar më 14/08/2020, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori