Vettingu në Polici, drejtori nuk justifikon 1.4 milionë lekë (FOTO LAJM)

Drejtori i Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA-së, Oltion Shehu rrezsikon të mos e kalojë vettingun.

Burimet bëjnë me dije se kjo mund të ndodh për faktin e mos regjistrimit në sigurimet shoqërore në kohën kur punonte si menaxher në një sallë bingoje.

Gjithashtu Shehut i janë gjetur mangësi pasi ndaj tij rezultojnë edhe dy masa administrative ndërsa nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij, një shifër prej rreth 1.4 milionë lekësh.

Inspektori ka argumentuar se në kohën që administronte bingon, ka fituar shuma të konsiderueshme nga bakshishet të cilat nuk kishte se si ti deklaronte, ndërsa avokati i tij ka kërkuar rivlerësim të shpenzimeve, por që nga ana tjetër komisioni i jashtëm i vlerësimit vendosi kontraktimin e një eksperti kontabël, për këtë çështje.

“Nuk kam pasur kohë të mjaftueshme për të pergatitur relacionin përsa i perket deklarimit të të ardhurave të pasurisë. Komisioni të marr parasysh të ardhurat para viteve ‘98, pasi në atë kohë nuk deklaroheshin pagat. Banesa 2 katëshe është ndërtuar nga të ardhurat e krijuara ndër vite”, ka thënë Shehu para komisionit të vettingut.

Drejtori i Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA-së, Oltion Shehu
Lidhur me mosdeklarimin e mungesës së pagesës së sigurimeve, Shehu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti.

Oltion Shehu ishte i pari nga lista prej 12 drejtuesve në SHÇBA që iu nënshtrua që u përball me vetingun në radhët e policisë.
Shtuar më 05/11/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori