Vettingu jep vendimin për gjyqtaren Brikena Ukperaj Lubonja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për gjyqtaren e Vlorës.

Gjyqtarja e Apelit në Vlorë, Brikena Ukperaj Lubonja, e ka kaluar Vetingun dhe është rikonfirmuar në detyrë.

Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën”, tha relatorja e çështjes.

Gjyqtarja Ukperaj është bërë e njohur për shkak të dosjes së pronave, "Karaburuni" e gjykuar prej saj. Sipas Komisionit ajo e justifikon pasurinë, ndaj gjyqtares kishte disa ankesa nga qytetarët për vendimet e dhëna prej saj, por në fund ajo u konfirmua në detyrë.

Në seancën e kaluar të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjeve të cilët pretendojnë pronat në Karaburun. Ata kanë kërkuar shkarkimin e gjyqtares me pretendimin se u ka grabitur pronat.

Vjosa Bodo, avokate dhe përfaqësuese e një prej familjeve hodhi akuza në adresë të gjyqtares së Apelit të Vlorës, por ajo sot u konfirmua në detyrë nga Vettingu.
Shtuar më 25/06/2018, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori